Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vizita në kuadër të akreditimit institucional për grupin e gjashtë të institucioneve të arsimit të lartë

Nga data 8 qereshor deri me 16 qershor do të zhvillohen vizitat në institucion në kuadër të procesit të akreditimit institucional për IAL e grupit të gjashtë. Këto institucione janë: Akademia Profesionale e Biznesit, Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë, Shkolla e Lartë Private “Tirana Business University”, Kolegji Universitar “Bedër”, Kolegji Universitar “Wisdom”, Universiteti i New York-ut në Tiranë. Gjatë këtyre vizitave ekipi i ekspertëve britanik dhe shqiptar do të realizojë një sërë takimesh me titullarët e institucionit, stafin administrativ dhe atë akademik si dhe me studentët. Vizita në çdo institucion do të mbyllet me vlerësimet e gjetjeve paraprake.