Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 15 Dhjetor 2017

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 111, datë 15.12.2017 

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
AKADEMIA E FILMIT DHE MULTIMEDIAS "MARUBI"

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 15.12.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë, Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi", me të dhënat si më poshtë: 

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi"
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Akademi
  4. Njësia kryesore e Institucionit: Fakulteti i Film dhe Media
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 652, datë 30.09.2004
  6. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 227, datë 26.05.2008

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  5. Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi; dhe
  8. Rezultatet e vlerësimit dhe akreditimin e mëparshëm për këtë Institucion si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tij;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “ përmbushen pjesërisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen kryesisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen kryesisht”, ndërsa rezultati i përgjithshëm “përmbushen pjesërisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime;
  8. Rezultati i akreditimit të mëparshëm të këtij Institucioni është Pozitiv dhe janë plotësuar rekomandimet e lëna prej tij;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi", me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi" me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 14/12/2019.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandime 

Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi" duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si vijon:

  1. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Vendimi, Institucioni duhet të reflektojë rezultatet e pyetësorëve dhe mekanizmave të tjera të mbledhjes së mendimeve nga studentët në lidhje me cilësinë e mësimdhënies dhe punën e stafit akademik, në përputhje me Statutin e tyre si dhe angazhimin e Këshillit Studentor në përmirësimin e procesit të mësimit, siç përcaktohet në Statut;
  2. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Vendimi, Institucioni duhet të dokumentojë në mënyrë të qartë dhe të trajtojë në mënyrë të vazhduar ankesat e studentëve në lidhje me rezultatet e provimeve;
  3. Institucioni duhet të diskutojë strategjinë, planin institucional dhe buxhetin me bordet ose këshillat përkatëse;
  4. Brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij Vendimi, Institucioni duhet të garantojë përfshirjen e personelit akademik në procesin e rekrutimit të stafit dhe dokumentimin e plotë të këtij procesi;
  5. Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij Vendimi, Institucioni duhet të emërojë Administratorin e tij për të siguruar pasqyrimin e Statutit të tij në strukturën e drejtimit, brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij Vendimi;
  6. Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij Vendimi, Institucioni duhet të hartojë një plan për përshtatjen e plotë të strukturës së tij drejtuese në nivel fakulteti dhe departamentesh me Standardet Shtetërore të Cilësisë, Institucioni të përfshijë dhe përcaktojë në Statut rolin kolegjial ​​të Këshillit Akademik në lidhje me mbikëqyrjen dhe vlerësimin e procesit të mësimdhënies;
  7. Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij Vendimi, Institucioni duhet të garantojë një proces sistematik për të dhënat e punësimit të studentëve pas diplomimit të tyre dhe të sigurojë që ky informacion të përdoret për vlerësimin dhe përmirësimin e kurrikulës akademike;
  8. Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij Vendimi, Institucioni duhet të shtojë staf akademik me kohë të plotë me përvojë dhe trajnim në teorinë dhe praktikën e arsimit të lartë që mund të këshillojë stafin me kohë të pjesshme për metodat e mësimdhënies dhe vlerësimit dhe të sigurojë udhëzim të pavarur akademik për studentët;
  9. Brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e këtij Vendimi Institucioni duhet të ngrejë dhe verë në funksionim një proces sistematik dhe një strukturë të përshtatshme për monitorimin dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi" duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve sipas afateve të përcaktuara më lart dhe ta dorëzojë atë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 112, datë 15.12.2017

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË UNIVERSITETI KATOLIK "ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË"

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 15.12.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara
    2. Fakulteti i Farmacisë
    3. Fakulteti i Mjekësisë
    4. Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 567, datë 27.08.2004
  6. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 375, datë 18.10.2007
  7. Akreditimi periodik: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 136, datë 25.03.2016 (VKA Nr. 118/1 datë 18.02.2016)

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi; dhe
  7. Rezultatet e vlerësimeve dhe akreditimet e mëparshme për këtë Institucion si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre;

 konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk ka përcaktuar asnjë rekomandim të posaçëm për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen plotësisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv;
  8. Rezultatet e vlerësimit dhe dy akreditimet e mëparshme të këtij Institucioni janë Pozitive.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 14/12/2023.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e afirmimit për përmirësim të mëtejshëm sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT


 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 113, datë 15.12.2017 

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË UNIVERSITETI “POLIS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 15.12.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Polis”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti “Polis”
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti Arkitekturë dhe Dizajn
    2. Fakulteti Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban
    3. Fakulteti për Kërkim dhe Zhvillim
    4. Qendra Studimore Ndërdisiplinore Kërkimore e Inovacionit
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 698, datë 11.10.2006
  6. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës 227, datë 22.07.2009
  7. Akreditimi periodik: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 267, datë 20.05.2016

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi; dhe
  7. Rezultatet e vlerësimeve dhe akreditimet e mëparshme për këtë Institucion si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta të verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk ka përcaktuar asnjë rekomandim të posaçëm për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen plotësisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv;
  8. Rezultatet e vlerësimit dhe dy akreditimet e mëparshme të këtij Institucioni janë Pozitive.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë, Universiteti “Polis”.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Polis”, me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 14/12/2023.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e afirmimit për përmirësim të mëtejshëm sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 114, datë 15.12.2017

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË UNIVERSITETI “ALDENT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 15.12.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Aldent”, me të dhënat si më poshtë: 

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti “Aldent”
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Shkencave Mjekësore
    2. Fakulteti i Shkencave Dentare
    3. Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 673, datë 27.09.2006
  6. Akreditimi i parë[1]: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 240, datë 26.05.2011
  7. Akreditimi periodik: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 111, datë 11.03.2016
  8. Riorganizimi Institucional: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr.115, datë 13.03.2017

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të Institucionit;
  5. Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi; dhe
  8. Rezultatet e vlerësimeve dhe akreditimet e mëparshme për këtë Institucion si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta dhe pikat e dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen plotësisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv;
  8. Rezultatet e vlerësimit dhe dy akreditimet e mëparshme të këtij Institucioni janë Pozitive.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë, Universiteti “Aldent”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Aldent”, me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 14/12/2022.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca
Rekomandime

Universiteti “Aldent”, duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve dhe ndërmarrjen e veprimtarive të mëposhtme për përmirësim, sikurse të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit:

  1. Institucioni duhet të organizojë kërkimin shkencor në nivel institucional; grupe kërkimore, njësie bazë dhe kryesore të integruara e të koordinuara në kuadër të strategjisë së kërkimit shkencor të Institucionit;
  2. Institucioni duhet të hartojë një raport me rezultatet konkrete që rrjedhin nga zbatimi i marrëveshjeve në lidhje me mobilitetin e studentëve dhe shkallën e cilësinë e punësimit të tyre brenda dhe jashtë vendit.

Në përmbushje të sa më lart, Universiteti “Aldent” duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e  rekomandimeve të mësipërme dhe ta dorëzojë atë brenda 6 muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit. 

[1] Akreditimi i parë i këtij Institucioni ka qenë si Fakultet i Shkencave Mjekësore.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 115, datë 15.12.2017 

PËR
AKREDITIMIN E INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
KOLEGJI UNIVERSITAR "LUARASI" 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 15.12.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar "Luarasi", me të dhënat si më poshtë: 

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Kolegji Universitar "Luarasi"
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Kolegj Universitar
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Drejtësisë
    2. Fakulteti Ekonomik
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 611, datë 11.09.2003
  6. Akreditimi i parë[1]: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 71, datë 18.02.2008
  7. Riorganizimi i njësive: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 188, datë 15.05.2015
  8. Akti i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 515, datë 27.10.2016

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të Institucionit;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit dhe akreditimit të parë për këtë Institucion me statusin Fakultet i Drejtësisë, të vlefshëm deri më 18.02.2014, si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tij;

 konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk ka përcaktuar asnjë rekomandim të posaçëm për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen plotësisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv;
  8. Rezultati i akreditimit të mëparshëm të këtij Institucioni është Pozitiv.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar "Luarasi".
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar "Luarasi", me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 14/12/2023.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e afirmimeve për përmirësim të mëtejshëm sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca
Afirmime për përmirësim të mëtejshëm të cilësisë
Kolegji Universitar "Luarasi" të vijojë me përmirësimin në vijim të disa aspekteve të mëposhtme, të identifikuara si praktika të mira nga ekspertët e grupit të vlerësimit:

  1. Institucioni duhet të marrë masa për trajnimin e stafit në lidhje me metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies, për përmirësimin e cilësisë akademike si dhe rritjen e stafit akademik efektiv me personel me përvojë nga fushat specifike juridike dhe ekonomike;
  2. Në kushtet aktuale të zhvillimit të Institucionit, kërkimi shkencor duhet të mbështetet financiarisht si fushë e rëndësishme prioritare e me impakt të drejtpërdrejtë në cilësinë e mësimdhënies;

Kolegji Universitar "Luarasi" duhet të hartojë një Plan Veprimi për përmbushjen e sa më lart dhe ta dorëzojë atë brenda 6 muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre afirmimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
[1] Institucioni ka patur akreditim të vlefshëm, deri më 18.02.2014, si Fakultet i Drejtësisë.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 116, datë 15.12.2017 

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
KOLEGJI UNIVERSITAR “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË” 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 15.12.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar "Instituti Kanadez i Teknologjisë", me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Kolegji Universitar "Instituti Kanadez i Teknologjisë"
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Kolegj Universitar
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Inxhinierisë
    2. Fakulteti Ekonomisë
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave 781, datë 10.11.2011
  6. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 139, datë 25.03.2016
  7. Akti i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 556, datë 24.11.2016

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të Institucionit;
  5. Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Rezultatet e vlerësimit dhe akreditimit të parë për këtë Institucion si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tij;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen plotësisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv;
  8. Rezultati i akreditimit të mëparshëm të këtij Institucioni është Pozitiv.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar "Instituti Kanadez i Teknologjisë", me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar "Instituti Kanadez i Teknologjisë", me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 14/12/2022.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca
Rekomandime 

Kolegji Universitar "Instituti Kanadez i Teknologjisë" duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve dhe masave për përmirësim të mëtejshëm të mëposhtme, të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit e të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit të tyre:

  1. Institucioni duhet të ndërmarrë masa që lidhen me përcaktimin e objektivave të qarta e afatgjatë kërkimore, me produkte të pritshme konkrete të koordinuara midis grupeve kërkimore e në përputhje me fushat prioritare të kërkimit në nivel institucional;
  2. Institucioni duhet të analizojë dhe nxjerrë përfundimet e të dhënat konkrete që lidhen me zbatimin e marrëveshjeve që mbështesin praktikat pranë institucioneve vendase e të huaja, si dhe punësimin e studentëve në aspektin sasior dhe cilësor;
  3. Institucioni të mbajë në vëmendje ndryshimin në proces të emërtimit të programeve të fushës së Inxhinierisë Industriale në atë të Menaxhimit në Inxhinieri.

Kolegji Universitar "Instituti Kanadez i Teknologjisë" duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe ta dorëzojë atë brenda 6 muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 117, datë 15.12.2017

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË

SHKOLLA PRIVATE E ARSIMIT TË LARTË, "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA" 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 15.12.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë, Shkolla private e arsimit të lartë, "Universiteti Metropolitan Tirana", me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Shkolla private e arsimit të lartë, "Universiteti Metropolitan Tirana”
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Shkollë Private e Arsimit të Lartë
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara
    2. Fakulteti Ekonomisë
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 357, datë 12.05.2010
  6. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 8 datë 07.01.2016

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të Institucionit;
  5. Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Rezultatet e vlerësimit dhe akreditimit të parë për këtë Institucion si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tij;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen plotësisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv;
  8. Rezultati i akreditimit të mëparshëm të këtij Institucioni është Pozitiv.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë, Shkolla private e arsimit të lartë, "Universiteti Metropolitan Tirana", me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Shkolla private e arsimit të lartë, "Universiteti Metropolitan Tirana", me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 14/12/2022.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca
Rekomandime 

Shkolla private e arsimit të lartë, "Universiteti Metropolitan Tirana" duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve dhe masave të mëposhtme për përmirësim, të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit e të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit të tyre:

  1. Në kushtet e dyfishimit të numrit të studentëve në dy-tre vitet e fundit dhe të vendosjes së kërkimit shkencor në agjendën e zhvillimit institucional, bëhet prioritare pasurimi i literaturës së gjithanshme fizike dhe online, në mbështeje të veprimtarisë akademike dhe kërkimore të stafit dhe studentëve;
  2. Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme për të mundësuar aksesin fizik të plotë për personat me aftësi të kufizuara, në të gjitha mjediset mësimore dhe ndihmëse të tij;
  3. Institucioni duhet të rritë në vijim mbështetjen për ndërkombëtarizimin e veprimtarisë së stafit të tij, veçanërisht atij të kualifikuar jashtë vendit.

Shkolla private e arsimit të lartë, "Universiteti Metropolitan Tirana", duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe ta dorëzojë atë brenda 6 muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 118, datë 15.12.2017

PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, PROGRAM STUDIMI SPECIALIZUES AFATGJATË NË “GJINEKOLOGJI DHE OBSTETRIKË” TË UNIVERSITETIT KATOLIK "ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi specializues afatgjatë në “Gjinekologji dhe obstetrikë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Institucioni që e ofron: Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin e Romës “Tor Vergata”
  4. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Mjekësisë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Kirurgjikale
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite akademike
  7. Kredite (ECTS): 300 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 4 studentë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8

VENDOSI:

  1. Programi i studimit specializues afatgjatë në “Gjinekologji dhe obstetrikë” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimeve të specializimeve afatgjata në fushën e Mjekësisë, në IAL”.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësimin pozitiv.
  3. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë që programi i studimit specializues afatgjatë në “Gjinekologji dhe obstetrikë” me elementët e mësipërm të hapet.
  4. Me hapjen e këtij programi, Institucioni të shohë mundësinë e përmirësimit të masës së mbulimit të ngarkesës teorike nga stafi i brendshëm, i angazhuar në funksion të realizimit të këtij programi studimi.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 119, datë 15.12.2017 

PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, PROGRAM STUDIMI SPECIALIZUES AFATGJATË NË “ORTOPEDI DHE TRAUMATOLOGJI” TË UNIVERSITETIT KATOLIK "ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi specializues afatgjatë në “Ortopedi dhe traumatologji”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Institucioni që e ofron: Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin e Romës “Tor Vergata”
  4. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Mjekësisë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Kirurgjikale
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite akademike
  7. Kredite (ECTS): 300 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 3 studentë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8 

VENDOSI:

  1. Programi i studimit specializues afatgjatë në “Ortopedi dhe traumatologji” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimeve të specializimeve afatgjata në fushën e Mjekësisë, në IAL”.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësimin pozitiv.
  3. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë që programi i studimit specializues afatgjatë në “Ortopedi dhe traumatologji” me elementët e mësipërm të hapet.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 120, datë 15.12.2017

PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, PROGRAM STUDIMI SPECIALIZUES AFATGJATË NË “SHKENCA TË TË USHQYERIT” TË UNIVERSITETIT KATOLIK "ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi specializues afatgjatë në “Shkenca të të ushqyerit”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Institucioni që e ofron: Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin e Romës “Tor Vergata”
  4. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Mjekësisë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Mjekësore
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 4 vite akademike
  7. Kredite (ECTS): 240 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 2 studentë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8

VENDOSI:

  1. Programi i studimit specializues afatgjatë në “Shkenca të të ushqyerit” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimeve të specializimeve afatgjata në fushën e Mjekësisë, në IAL”.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësimin pozitiv.
  3. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë që programi i studimit specializues afatgjatë në “Shkenca të të ushqyerit” me elementët e mësipërm të hapet.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 121, datë 15.12.2017 

PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, PROGRAM STUDIMI SPECIALIZUES AFATGJATË NË “GASTROENTEROLOGJI” TË UNIVERSITETIT KATOLIK "ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi specializues afatgjatë në “Gastroenterologji”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Institucioni që e ofron: Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin e Romës “Tor Vergata”
  4. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Mjekësisë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Mjekësore
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 4 vite akademike
  7. Kredite (ECTS): 240 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 2 studentë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8

VENDOSI:

  1. Programi i studimit specializues afatgjatë në “Gastroenterologji” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimeve të specializimeve afatgjata në fushën e Mjekësisë, në IAL”.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësimin pozitiv.
  3. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë që programi i studimit specializues afatgjatë në “Gastroenterologji” me elementët e mësipërm të hapet.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 122, datë 15.12.2017 

PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, PROGRAM STUDIMI SPECIALIZUES AFATGJATË NË “MJEKËSI TRANSFUZIONALE” TË UNIVERSITETIT KATOLIK "ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi specializues afatgjatë në “Mjekësi transfuzionale”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Institucioni që e ofron: Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin e Romës “Tor Vergata”
  4. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Mjekësisë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Mjekësore
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 4 vite akademike
  7. Kredite (ECTS): 240 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 2 studentë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8

VENDOSI:

  1. Programi i studimit specializues afatgjatë në “Mjekësi transfuzionale” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimeve të specializimeve afatgjata në fushën e Mjekësisë, në IAL”.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësimin pozitiv.
  3. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë që programi i studimit specializues afatgjatë në “Mjekësi transfuzionale” me elementët e mësipërm të hapet.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM

Nr. 123, datë 15.12.2017

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “ARKITEKTURË”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.12.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Arkitekturë”me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program i integruar studimi, Master i Shkencave në “Arkitekturë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 8981 prot, datë 27.12.2005
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 388, datë 23.07.2010 ndryshuar me Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 445, datë 01.10.2010
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 Vite/ 10 Semestra
  8. Kredite (ECTS): 300 ECTS
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit,
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të programit të studimit në kuadër të akreditimit të parë;
  9. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  10. Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Disa prej rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë nuk janë plotësuar dhe kanë evidentuar mangësi të përsëritura për Institucionin;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Stafi akademik i angazhuar në këtë program studimi nuk plotëson kriteret e shkallës së kualifikimit akademik dhe përvojës në fushën e mësimdhënies në arsimin e lartë;
    2. Një pjesë e stafit të angazhuar në këtë program studimi ka ngarkesë të lartë mësimore;
    3. Nuk ka qëndrueshmëri të stafit akademik të angazhuar në realizimin e këtij programi studimi;
    4. Institucioni nuk siguron mbështetje financiare për kualifikimin e specializimin e stafit akademik dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta për rritjen e nivelit shkencor në rang departamenti;
    5. Burim i vetëm financiar për programin e studimit janë të ardhurat nga tarifat e shkollimit të studentëve, i cili rezulton të jetë një burim i paqëndrueshëm në vite;
    6. Mungon sekretaria elektronike online;
    7. Ka numër të kufizuar titujsh e periodikësh në bibliotekë në fushën e arkitekturës.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e integruar të studimit Master i Shkencave  “Arkitekturë” të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 1 (një) viti akademik.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2018.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 123, datë 15.12.2017, “Për akreditimin periodik të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Arkitekturë” të Universitetit Privat “Albanian University””, janë si më poshtë:

  1. Të rekrutohet stafi i ri akademik, me grada dhe tituj, me qëllim rritjen e shkallës së kualifikimit dhe të nxitet stafi aktual në marrjen e gradave shkencore dhe titujve akademikë; në këtë proces të synohet edhe ulja e ngarkesës akademike të stafit akademik aktualisht të angazhuar në këtë program;
  2. Të sigurohet stabiliteti i stafit të kualifikuar akademik me kohë të plotë dhe të pjesshme me qëllim qëndrueshmërinë e formimit dhe sigurimin e cilësisë së mësimdhënies;
  3. Institucioni duhet të mbështesë financiarisht kualifikimin e specializimin e stafit akademik dhe të mundësojë projekte të përbashkëta me qëllim rritjen e nivelit shkencor të tyre;
  4. Të shihet mundesia e gjetjes së burimeve të tjera financiare në mbështetje të programit të studimit, përveç tarifave të shkollimit të studentëve;
  5. Të ngrihet sekretaria elektronike online për tu ardhur në ndihmë studentëve;
  6. Të shtohet numri i titujve dhe periodikëve të disponueshëm në bibliotekë, në fushën e arkitekturës.

Rekomandimet e mësipërme duhet të mbahen parasysh nga Institucioni përpara aplikimit për  akreditimin periodik të rradhës për këtë program studimi.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 124, datë 15.12.2017

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “FARMACI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.12.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Farmaci”me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program i integruar studimi, Master i Shkencave në “Farmaci”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 5663, datë 01.09.2005, riorganizuar me Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 226, datë 21.07.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 462, datë 14.10.2010
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave Mjekësore
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 Vite/ 10 Semestra
  8. Kredite (ECTS): 300 ECTS
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit,
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të programit të studimit në kuadër të akreditimit të parë;
  9. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  10. Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Disa prej rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë nuk janë plotësuar dhe kanë evidentuar mangësi të përsëritura për Institucionin;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Institucioni ka realizuar pjesërisht rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë dhe ka filluar procesin për plotësimin e rekomandimeve të lëna 5 vjet pas tij, në prag të fillimit të procesit të akreditimit periodik;
    2. Procedura të rëndësishme që kanë të bëjnë me funksionimin dhe standardet e realizimit në praktikë të programit të studimit, nuk kryhen në përputhje me aktet normative të vetë Institucionit. Këto përfshijnë sa më poshtë:
      • Strukturën, përmbajtjen dhe ndryshimet e programit të studimit dhe planit mësimor; gjatë këtij të fundit janë ulur kreditet e lëndëve profesionale;
      • Ka mospërputhshmëri midis mbulimit formal të lëndëve nga pedagogët përkatës (psh. pedagogu përgjegjës në syllabuset e lëndëve) dhe atyre që mbulojnë konkretisht dhe kryejnë procesin mësimor për këto lëndë. Një pjesë e titullarëve nuk kanë ngarkesë në lëndën përkatëse por vetëm në lëndë të tjera;
      • Shpërndarja e ngarkesës shpesh nuk bëhet në përputhje me profilin e pedagogut dhe nuk ka akte normative të brendshme për rregullimin e saj;
      • Rekrutimi i stafit kryhet me procedura të ndryshme nga ato që parashikohen në aktet e Institucionit si Statuti dhe Rregullorja;
      • Procedura e vlerësimit të krediteve të transferimit dhe ekuivalentimit të studimeve të mëparshme nuk kryhet në përputhje me aktet rregullatore të Institucionit;
    3. Institucioni nuk ka qëndrueshmëri të stafit akademik referuar veçanërisht 5 viteve të fundit akademike, gjë që cënon ruajtjen e vlerave dhe cilësisë së procesit mësimor dhe jetës akademike të personelit mësimor;
    4. Nuk plotësohet raporti PAE/PAK mbi 70 %, edhe pse në dy vitet e fundit akademike plotësohet kriteri i mbulimit të ngarkesës mësimore nga stafi me kohë të plotë;
    5. Një pjesë e  madhe e studentëve nuk diplomohen me punim diplome por me provim formimi, edhe pse ky është një detyrim aktual ligjor;
    6. Nuk ka një sistem tutoriati për studentët, i cili do të ndihmonte mbarëvajtjen e studimeve;
    7. Të ardhurat e Institucionit në mbështetje të programit të studimit sigurohen vetëm nga tarifat e shkollimit të studentëve;
    8. Biblioteka nuk është e përditësuar me literaturën bazë dhe ndihmëse të viteve të fundit si dhe abonimet në bibliotekat online nuk janë me të drejta të plota.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e integruar të studimit Master i Shkencave  “Farmaci” të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 1 (një) viti akademik.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2018.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 124, datë 15.12.2017, “Për akreditimin periodik të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Farmaci” të Universitetit Privat “Albanian University””, janë si më poshtë:

  1. Institucioni duhet të përmbushë plotësisht të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë dhe ato të identifikaura në kuadër të këtij akreditimi periodik;
  2. Procedurat që lidhen me funksionimin dhe standardet e realizimit në praktikë të programit të studimit, sipas pikës g.ii të konstatimeve, duhet të kryhen në përputhje me parashikimet e akteve normative të Institucionit si Statuti dhe Rregullorja;
  3. Institucioni duhet të sigurojë qëndrueshmërinë e stafit akademik të angazhuar në realizimin e programit të studimit, me qëllim ruajtjen e vlerave dhe cilësisë së procesit mësimor dhe jetës akademike;
  4. Të rekrutohet staf i ri akademik me kohë të plotë me qëllim arritjen e raportit 70 % PAE/PAK dhe njëkohësisht uljen e ngarkesës së stafit akademik efektiv aktual në orë mësimore;
  5. Institucioni duhet të zbatojë detyrimin aktual ligjor për diplomimin me punim diplome të të gjithë studentëve që nuk kanë shlyer këtë formë diplomimi dhe ata që ndjekin këtë program studimi;
  6. Institucioni duhet të sigurojë një sistem tutoriati për studentët, i cili do të ndikonte pozitivisht në ndjekjen dhe mbarëvajtjen e studimeve të tyre;
  7. Të shihet mundesia e gjetjes së burimeve të tjera financiare, përveç tarifave të shkollimit të studentëve, më qëllim gjenerimin e fondeve shtesë në mbështetje dhe garantimit të cilësisë së programit të studimit;
  8. Të përditësohet dhe pasurohet literatura bazë dhe ajo ndihmëse e disponueshme në bibliotekë me tituj të viteve të fundit si dhe të mundësohet abonimi me të drejta të plota në bibliotekën online.

Rekomandimet e mësipërme duhet të mbahen parasysh nga Institucioni përpara aplikimit për  akreditimin periodik të rradhës për këtë program studimi.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM 

Nr. 125, datë 15.12.2017

PËR

RIORGANIZIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MËSUESI PËR ARSIMIN E MESËM NË LËNDËN E EDUKIMIT FIZIK” NË MASTER PROFESIONAL NË “MËSUESI NË EDUKIMIN FIZIK E SHËNDETËSOR NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR”, TË UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, pas vlerësimit të dokumentacionit të përcjellë nga MASR dhe raportin e vlerësimit të ASCAL përkundrejt kërkesave ligjore e akademike aktuale, në mbledhjen e tij të datës 15.12.2017, në kuadër të vendimmarrjes për riorganizimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Mësuesi për Arsimin e Mesëm në lëndën e Edukimit Fizik” në Master Profesional në “Mësuesi në Edukimin Fizik e Shëndetësor në Arsimin Parauniversitar”, të Universitetit të Sporteve të Tiranës, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Mësuesi në Edukimin Fizik e Shëndetësor në Arsimin Parauniversitar”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Institucioni që e ofron: Universitetit i Sporteve të Tiranës
  4. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite akademike / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga Universiteti i Sporteve të Tiranës
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 30-160 studentë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

  1. Programi i studimit Master Profesional në “Mësuesi në Edukimin Fizik e Shëndetësor në Arsimin Parauniversitar”, i përmbush kërkesat ligjore dhe akademike aktuale në fuqi për programet e studimit të ciklit të dytë.
  2. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit, i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, miratimin e riorganizimit të programit të studimit aktual “Mësuesi për Arsimin e Mesëm në lëndën e Edukimit Fizik” në Master Profesional në “Mësuesi në Edukimin Fizik e Shëndetësor në Arsimin Parauniversitar”, me elementët e mësipërm.
  3. Me hapjen e programit të riorganizuar, Institucioni të reflektojë rekomandimet e mëposhtme:
    1. Të rishikohet raporti i orëve totale përkundrejt orëve që ka në dispozicion praktika pedagogjike/profesionale me qëllim reduktimin e sasisë së orëve që marrin lëndët specifike dhe favorizimin e praktikës pedagogjike dhe lënda “Kurrikula” të realizohet në vitin e dytë të studimeve në përputhje me përmbajtjen sikurse e parashikuar në programin e shkollës së mesme;
    2. Në marrëveshjet e lidhura për zhvillimin e praktikave pedagogjike, të specifikohet realizimi i praktikës për studentët që do të diplomohen në këtë program studimi, vetëm në shkollat e mesme;
    3. Të qartësohet diferenca mes “Tezës së Diplomës” dhe “Provimit përfundimtar”.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 32/1, datë 15.12.2017

PËR

NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 32, DATË 19.05.2017 “PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “INFERMIERI KIRURGJIKALE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”,

pasi mori në shqyrtim shkresën e Universitetit Privat “Albanian University” me Nr. 286 Prot, datë 01.11.2017, dokumentacionin mbështetës të vënë në dispozicion nga Institucioni në kuadër të kërkesës për rishikim të pikës 2 të Vendimit Nr. 32 datë 19.05.2017 të Bordit të Akreditimit,

konstaton se:

  1. Kërkesa e Institucionit është mbështetur në shkresat e komunikimit me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, përmes së cilave vërtetohet fakti që ky Institucion është angazhuar për riorganizmin e programit të studimit në përputhje me Ligjin 80/2015;
  2. Ky proces nuk është kryer për arsye që nuk varen nga Institucioni i Arsimit të Lartë;
  3. Rrethana e re e krijuar, përgjigja e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku citohet se “aplikimet për hapje/riorganizim të programeve të reja/ekzistuese të studimit, do të pranohen dhe shqyrtohen pas daljes së akteve të reja nënligjore në dhe zbatim të Ligjit 80/2015.. ”, daton pas marrjes së vendimit nga Bordi i Akreditimit;
  4. Institucioni, përmes shkresës së tij Nr. 286 Prot, datë 01.11.2017, kërkon riformulimin e fjalisë së dytë të pikës 2 të Vendimit të Bordit të Akreditimit, ku citohet “Institucioni të mos pranojë e regjistrojë studentë të rinj në këtë program studimi deri në riorganizimin e tij, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi”.

Mbështetur mbi arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Ndryshimin e pikës 2 të Vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 32, datë 19.05.2017, si vijon:

“Akreditimin e programit të studimit, vetëm për brezat e studentëve të regjistruar deri në vitin akademik 2016-2017 dhe që aktualisht ndjekin studimet në këtë program studimi të ciklit të dytë”.

  1. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi dhe publikimin e tij.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT


Shënim: Ky vendim është shfuqizuar me VBA Nr. 32/2, datë 02.02.2018 
"PËR NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 32, DATË 19.05.2017
“PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË,
MASTER PROFESIONAL NË “INFERMIERI KIRURGJIKALE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY” "

Për t'u njohur me përmbajtjen e këtij vendimi, klikoni në linkun: Vendimet e mbledhjes 2 Shkurt 2018

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

 VENDIM 

Nr. 44/1, datë 15.12.2017

PËR

NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 44, DATË 19.05.2017 “PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “PSIKOLOGJI SHKOLLORE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”,

pasi mori në shqyrtim shkresën e Universitetit Privat “Albanian University” me Nr. 286 Prot, datë 01.11.2017, dokumentacionin mbështetës të vënë në dispozicion nga Institucioni në kuadër të kërkesës për rishikim të pikës 2 të Vendimit Nr. 44 datë 19.05.2017 të Bordit të Akreditimit,

konstaton se:

  1. Kërkesa e Institucionit është mbështetur në shkresat e komunikimit me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, përmes së cilave vërtetohet fakti që ky Institucion është angazhuar për riorganizmin e programit të studimit në përputhje me Ligjin 80/2015;
  2. Ky proces nuk është kryer për arsye që nuk varen nga Institucioni i Arsimit të Lartë;
  3. Rrethana e re e krijuar, përgjigja e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku citohet se “aplikimet për hapje/riorganizim të programeve të reja/ekzistuese të studimit, do të pranohen dhe shqyrtohen pas daljes së akteve të reja nënligjore në dhe zbatim të Ligjit 80/2015.. ”, daton pas marrjes së vendimit nga Bordi i Akreditimit;
  4. Institucioni, përmes shkresës së tij Nr. 286 Prot, datë 01.11.2017, kërkon riformulimin e fjalisë së dytë të pikës 2 të Vendimit të Bordit të Akreditimit, ku citohet “Institucioni të mos pranojë e regjistrojë studentë të rinj në këtë program studimi deri në riorganizimin e tij, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi”.

Mbështetur mbi arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Ndryshimin e pikës 2 të Vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 44, datë 19.05.2017, si vijon:

“Akreditimin e programit të studimit, vetëm për studentët e regjistruar nga viti akademik 2013-2014 deri në vitin akademik 2016-2017 dhe që aktualisht ndjekin studimet në këtë program studimi të ciklit të dytë”.

  1. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi dhe publikimin e tij.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT


Shënim: Ky vendim është shfuqizuar me VBA Nr. 44/2, datë 02.02.2018 
"PËR NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 44, DATË 19.05.2017
“PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË,
MASTER PROFESIONAL NË “PSIKOLOGJI SHKOLLORE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY” "

Për t'u njohur me përmbajtjen e këtij vendimi, klikoni në linkun: Vendimet e mbledhjes 2 Shkurt 2018

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 52/1, datë 15.12.2017

PËR
NJË NDRYSHIM NË VBA NR.52, DATË 10.07.2017 “PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT "ALBANIAN UNIVERSITY"

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”,

pasi mori në shqyrtim shkresën e Universitetit Privat “Albanian University” me Nr. 286 Prot, datë 01.11.2017, dokumentacionin mbështetës të vënë në dispozicion nga Institucioni në kuadër të kërkesës për rishikim të pikës 2 të Vendimit Nr. 52 datë 10.07.2017 të Bordit të Akreditimit,

konstaton se:

  1. Kërkesa e Institucionit është mbështetur në shkresat e komunikimit me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, përmes së cilave vërtetohet fakti që ky Institucion është angazhuar për riorganizmin e programit të studimit në përputhje me Ligjin 80/2015;
  2. Ky proces nuk është kryer për arsye që nuk varen nga Institucioni i Arsimit të Lartë;
  3. Rrethana e re e krijuar, përgjigja e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku citohet se “aplikimet për hapje/riorganizim të programeve të reja/ekzistuese të studimit, do të pranohen dhe shqyrtohen pas daljes së akteve të reja nënligjore në dhe zbatim të Ligjit 80/2015.. ”, daton pas marrjes së vendimit nga Bordi i Akreditimit;
  4. Institucioni, përmes shkresës së tij Nr. 286 Prot, datë 01.11.2017, kërkon riformulimin e fjalisë së dytë të pikës 2 të Vendimit të Bordit të Akreditimit, ku citohet “Institucioni të mos pranojë e regjistrojë studentë të rinj në këtë program studimi deri në riorganizimin e tij, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi”.

Mbështetur mbi arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Ndryshimin e pikës 2 të Vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 52, datë 10.07.2017, si vijon:

“Akreditimin e programit të studimit, vetëm për studentët e regjistruar nga viti akademik 2011-2012 deri në vitin akademik 2016-2017 dhe që aktualisht ndjekin studimet në këtë program studimi”.

       2. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi dhe publikimin e tij.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT


Shënim: Ky vendim është shfuqizuar me VBA Nr. 52/2, datë 02.02.2018 
"PËR NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 52, DATË 10.07.2017,
PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË,
MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË  UNIVERSITETIT PRIVAT "ALBANIAN UNIVERSITY" "

Për t'u njohur me përmbajtjen e këtij vendimi, klikoni në linkun: Vendimet e mbledhjes 2 Shkurt 2018

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 53/1, datë 15.12.2017

PËR

NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 53, DATË 10.07.2017 “PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM BANKAR DHE FINANCIAR”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT "ALBANIAN UNIVERSITY"

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”,

pasi mori në shqyrtim shkresën e Universitetit Privat “Albanian University” me Nr. 286 Prot, datë 01.11.2017, dokumentacionin mbështetës të vënë në dispozicion nga Institucioni në kuadër të kërkesës për rishikim të pikës 2 të Vendimit Nr. 53 datë 10.07.2017 të Bordit të Akreditimit,

konstaton se:

  1. Kërkesa e Institucionit është mbështetur në shkresat e komunikimit me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, përmes së cilave vërtetohet fakti që ky Institucion është angazhuar për riorganizmin e programit të studimit në përputhje me Ligjin 80/2015;
  2. Ky proces nuk është kryer për arsye që nuk varen nga Institucioni i Arsimit të Lartë;
  3. Rrethana e re e krijuar, përgjigja e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku citohet se “aplikimet për hapje/riorganizim të programeve të reja/ekzistuese të studimit, do të pranohen dhe shqyrtohen pas daljes së akteve të reja nënligjore në dhe zbatim të Ligjit 80/2015.. ”, daton pas marrjes së vendimit nga Bordi i Akreditimit;
  4. Institucioni, përmes shkresës së tij Nr. 286 Prot, datë 01.11.2017, kërkon riformulimin e fjalisë së dytë të pikës 2 të Vendimit të Bordit të Akreditimit, ku citohet “Institucioni të mos pranojë e regjistrojë studentë të rinj në këtë program studimi deri në riorganizimin e tij, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi”.

Mbështetur mbi arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Ndryshimin e pikës 2 të Vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 53, datë 10.07.2017, si vijon:

“Akreditimin e programit të studimit, vetëm për studentët e regjistruar nga viti akademik 2011-2012 deri në vitin akademik 2016-2017 dhe që aktualisht ndjekin studimet në këtë program studimi”.

       2. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi dhe publikimin e tij.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT


Shënim: Ky vendim është shfuqizuar me VBA Nr. 53/2, datë 02.02.2018 
"PËR NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 53,  DATË 10.07.2017,
“PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË,
MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM BANKAR DHE FINANCIAR”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT "ALBANIAN UNIVERSITY" "

Për t'u njohur me përmbajtjen e këtij vendimi, klikoni në linkun: Vendimet e mbledhjes 2 Shkurt 2018